Hallakamat në IPK: Rekomandohet shkarkimi i Kryeshefes
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për hallakamat në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Çfarë ndikimi solli hulumtimi i transmetuar në janar të vitit 2018 në emisionin “Betimi për Drejtësi”:
– Shkarkimi i Kryeshefit të IPK-së, Hilmi Mehmeti.
– Rekomandimi i Komisionit për shkarkim të Kryeshefes së IPK-së, Miradie Kelmendi.
Cilat janë gjetjet dhe rekomandimet e grupit punues për zbatimin e ligjit në IPK të miratuara nga Komisioni për Siguri?
Kush i telefonoi deputetët dhe çfarë presionesh kishin ata që mos ta votojnë raportin e grupit punues që kishte mbikëqyrur IPK-në?
Çfarë thotë Kryesuesi i Grupit Punues e çfarë thotë Kryeshefja e IPK-së, Miradie Kelmendi, e cila është rekomanduar të shkarkohet?
Gjatë emisionit, do të ndiqni edhe rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat e Kosovës.