Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në Qeverinë në Hije të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se sipas tij, procesi i Vettingut duhet të përfundohet brenda një mandati qeveritar, ngase në të kundërtën, sipas tij nuk ia vlen barra qeranë.
Gruda tha se si udhëheqës i Departamentit për Drejtësi bashkë me PDK-në janë që të ndodhë Vettingu dhe të marrin pjesë në nismat që merr pjesë Qeveria, por që ato kenë konsensus politik dhe të jenë nisma serioze.
“Absolutisht, duhet brenda një mandati qeveritar, ne nëse do të ishim në qeveri premtoj se do ta bënim këtë brenda një mandati qeveritar, deri në fund të mandatit ky proces do të duhej të merrte fund sepse ne nuk jemi vendi i vetëm që e bëjmë, ka përvoja evropiane gjithandej. Mendoj që për një mandat katëvjeçar ky proces do të kryhej sepse ne do të uleshim të bisedonim me të gjitha partitë për të hartuar dokumentet, amandamentet dhe ligjin përkatës, kur ndërton konsensus politik dhe ndërton mekanizmat përkatës mendoj që kjo punë është e mundur. Për ndryshe, në qoftë se vlen mbi 4 vjet nuk ja vlen që thojnë barra qeranë, nuk do të kishte kuptim. Në qoftëse kolegët e mi në Partinë Demokratike, do të bindeshin që do të duhet ta kalojë mandatin qeveritar, mund ta bëjë për 5-6 vjet, unë nuk jam që t’i hyjmë kësaj, unë jam që të kthehemi te varianti i përdorimit të mekanizmave të brendshëm që ta përmirësojmë gjyqësorin, nuk jam që ta kalojmë mandatin katërvjeçar”, tha Gruda në “Tempus” të KTV-së. /BetimipërDrejtësi