Gruaja në Pejë e lë foshnjën vetëm në ballkon dhe largohet nga shtëpia, burri e raporton në polici

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Pejë – Një burrë në Pejë e ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij e ka lënë foshnjën në ballkon dhe është larguar pa e lajmëruar askënd.

Sipas raportit 24-orësht të Policisë e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës”, thuhet në raport. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë