Gruaja gjendjet e vdekur në banesën e saj në Pejë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një grua të vdekur në banesën e saj në Pejë. Me vendim të Prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion për të hetuar shkaqet e vdekjes.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Rr. Adem Jashari, Pejë 10.06.2022-14:39. Në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./BetimipërDrejtësi