GJYQTARI HARRON TË DORËZOJ VENDIMIN PËR KËRKESËN E TË AKUZUARIT PËR HUDHJE TË AKTAKUZËS

Raporton: Gita LUSHI

Prishtinë-Beqir Kalludra, gjyqtar kryesor në çështjen ndaj ish-zyrtarit të komunës së Drenasit, Xhemë Binaku, kishte formuar trupin gjykues për të filluar shqyrtimin kryesor, pa i përfunduar obligimet paraprake. I njëjti kishte harruar  t’i dorëzonte të pandehurit vendimin  rreth kërkesës së tij për hudhjen e aktakuzës, para se të mbahet seanca e së enjtes.

Gjytari Beqir Kalludra, njoftoi të pandehurin Xhemë Binaku,  se nëse i njëjti  tërhiqet nga e drejta e kundërshtimit të aktakuzës seanca vazhdon me shqyrtim kryesor, por nëse ai qëndron pranë kësaj kërkese, lënda vazhdon me seancën dytësore. Mirëpo, i pandehuri Xhemë Binaku pohoi se qëndron pranë kundërshtimit të tij për hudhjen e aktakuzës, dhe se pret të marrë një përgjigje rreth saj.

Pas këtij konstatimi, dy gjyqtaret e ftuara për të kompletuar trupin gjykues në këtë rast,  Shadije Gërguri dhe Elife Uka, u  larguan nga salla dhe seanca vazhdoi me shqyrtim dytësor.

Prokurorja e rastit Habibe Salihu u shprehë se akuza e kundër të pandehurit në fjalë është hartuar konform dispozitave ligjore dhe se prokuroria ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar kryerjen e kësaj vepre penale. Andaj prokurorja i propozoj gjykatës që propozimin e të akuzuarit të hedh si të pabazuar.

Shqyrtimi kryesor në këtë rast  do të caktohet pas vendimit  të gjykatës rreth kundërshtimit të aktakuzës nga ana e të pandehurit.

Zyrtari i komunës së Drenasit, Xhemë Binaku, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, në atë mënyrë që në cilësinë e personit zyrtar në administratën e Kuvendit Komunal në Drenas prej viti 2008 e deri në vitin 2012, ka kërkuar të marr para nga i dëmtuari Bardhyl Geci në emër të qirasë së lokalit F8 në Qendrën Tregtare në Drenas.

Sipas aktakuzës i pandehuri çdo muaj i ka marr të dëmtuarit nga 300 euro, ku gjithsej shuma ka arritur në 10. 800 euro, dhe se këto pagesa nga ana e të dëmtuarit nuk i ka evidentuar dhe paguar komunës.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë