GjYKOHET SAIT SAITI PËR VEPRËN PENALE PRANIMI I MALRAVE TË VJEDHURA

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të hënën, u mbajt shqyrtimi gjyqësor ndaj Sait Saitit, i akuzuar për veprën penale “pranimi i mallrave të vjedhura”. I akuzuari në këtë shqyrtim pas leximit të akuzës nga prokurori i shtetit Visar Musa, deklaroi se  nuk e pranon fajësinë për veprën penale që i ngarkohet si dhe e kundërshtoi akuzën e ushtruar ndaj tij nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, më  datë 8 dhjetor 2014. Ai kërkoi nga Gjykata që të ballafaqohet me të dëmtuarin Agim Zariqi, i cili nuk ishte prezent në shqyrtimin gjyqësor, ndërsa për të gjyqtarja individuale Hakile Ilazi deklaroi se nuk kanë provë që i njejti është ftuar me ftesë të rregulltë nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Ndërsa pasi që i akuzuari nuk e pranoi fajësinë gjyqtarja e vetme Gashi, e njoftoi të akuzuarin se mund të paraqes propozimet e tij në afat prej jo më vonë se 30 ditë dhe atë , të paraqesë kundërshtimet e tij për prova, të paraqes kërkesën për hudhjen e aktakuzës si dhe të paraqes kërkesën e tij për hudhjen e aktakuzës për shkak të mos përshkrimit të veprës penale

Me këtë edhe përfundoi shqyrtimi gjyqësor . Seanca e rradhës u konstatua se do të mbahet pasi që i akuzuari të paraqes kundërshtimet e tij.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur akuzë ndaj të pandehurit Sait Sait me të cilën ai akuzohet se me me datë 21 shtator 2013 rreth orës 20:30 në hekurishten te tregu i veturave në Ferizaj, ka blerë nga i mituri Mejdi Qollaku gypat e bakrit pa u siguruar për prejardhjen e të njejtëve, edhe pse ka mundur të dijë se këta gypa janë vënë në dorë me anë të vjedhjes sepse janë blerë me çmim shumë të ulët prej 50 euro dhe nukjanë blerë nga pronari, më këtë ka kryer veprën penale “pranimi i i mallrave të vjedhura” nga neni 345 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë