GJYKOHET PUNËTORI I KOMPANISË HIGJIENA PËR KORRUPSION

Syzana REXHEPI

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan, të mërkurën, është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Fejzulla Avdylit, i cili akuzohet se ka keqpërdor pozitën zyrtare.

Ky proces gjyqësor zhvillohet sipas akakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ku Fejzulla Avdyli, akuzohet se gjatë periudhës  kohore 2007-2008, e ka keqpërdor pozitën zyrtare, ashtu që deri sa ishte i caktuar si inkasant në kompaninë Higjiena, ka keqpërdor mjete finaciare, të cilat i kishte arkëtuar nga klientë të ndryshëm të kompanisë, ashtu që një pjesë të parave që i kishte arkëtuar i kishte ndalur për veti, përfshi shumën prej 2.425.16 euro.

Në këtë seancë është marr në pyetje eksperti finaciar Riza Blakaj dhe dy dëshmitarët Shkumbim Sahiti dhe Ekrem Aliu. Eksperti financiar ka bërë elaborimin e detajuar të ekspertizës, ndërsa dy dëshmitarët janë marrë në pyetje nga palët në procedurë.

Dëshmitari Shkumbim Sahiti – pjesëtar i policisë, tha se qëndron prapa kallëzimit penal që e kiahte parashtruar në vitin 2011. Ai tha se kishte pranuar një telefonat anonime se inkasanti i fshatit Dobërçan ishte duke keqpërdorur paratë, të cilat i inkasonte prej qytetarëve në emër të kompanisë Eko- Higjiena, dhe kemi njoftuar prokurorin. Tutje dëshmitari tha se veprimin e parë që e kanë ndërrmar kishte qenë sigurimi i të gjithë bllokave/dëftesat dhe dokumetet e tjera si dhe dokumentet mbi dorëzimin e këtyre bllokëve/dëftesave. “Pastaj kemi bërë krahasimin dhe kemi parë se ka shpërputje”, tha dëshmitari Sahiti. Veprimi tjetër ka qenë deklarimi i qytetarëve, të cilët janë ankuar se kanë paguar vazhdimisht mirëpo që borxhi iu ka figuruar gjithmonë. Dëshmitari tha pas hetimeve të zhvilluar nëpër mjet prokurorisë është kërkuar që të sigurohet urdhëresa për bastisje në shtëpinë e të pandehurit me qëllim që të sigurohen prova  apo fakte që janë në ineresë të rastit dhe gjatë bastisjes është hasur në një numër të bllokave/dëftesave, ku ishin 8 apo  9, ku kishin qenë të gjitha të plotësuara dhe ku shiheshin që janë inkasuar mjete nga qytetarët, të cilat janë konfiskuar dhe janë analizuar në mënyrë të tërësishme. Tutje polici dëshmitar tha se kanë shkuar tek kompania dhe kanë kërkuar shënimet se cila shumë e mjeteve është dorëzuar gjatë vitit 2008-2009, dhe pas krahasimit të listave dhe dëshmive tjera, ka rezultuar që në vitin 2008 janë inkasuar 5506.26 euro, ndërsa në arkën e kompanisë ishin dorëzuar 5047.10 euro, pra mungesa e mjeteve të cilat ishin inkasuar e që nuk ishin dorëzur ishte 459.15 euro, ndërsa në vitin 2009 diferenca ishte 1966 euro.

Në pyetjen e avokatit, Sabit Maliqi, dëshmitari tha se të gjitha raportet të cilat kanë qenë të nevojshme kanë qenë në disponim për periudhën 2008-2009, ndërsa për periudhën 2007 nuk ka pasur.

Seanca ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarit Ekrem Aliu, i cili tha se nuk i kujtohet se kishte qenë inkasant Fejzullahu në atë kohë sepse ka kaluar kohë e gjatë, por tha se gjithmonë kishte paguar dhe iu ishte lëshuar dëftesa nga ana e inkasantit. Seanca e radhës u caktua më 19 prill 2016, ora 09:30.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë