GJYKOHET KRYETARI I KLLOKOTIT, AKUZOHET PËR MOS RESPEKTIM TË VENDIMIT TË KPM-SË PËR KTHIM NË PUNË TË PUNONJËSES

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan, të hënën, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Kryetarit të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasi, i cili akuzohet se ka keqpërdor pozitën zyrtare apo autoritetin, në atë mënyrë që me dashje ka shkelur të drejtën e punëtores nga Kllokoti, Milica Mikroviq.

I akuzuari Sreqko Spasiq  nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilin akuzohet.

Kryetari trupit gjykues, Afrim Shala, ka marr aktvendim dhe i ka njoftuar të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij avokatin, Abdylaziz Sadiku, që deri më 29 mars 2016, ora 9:00, kanë mundësi të paraqesin kundërshtimin e tyre ndaj aktakuzës së prokurorisë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Sreqko Spasi, prej 10 dhjetorit 2015, si Kryetari i Komunës të Kllokotit, ka keqpërdorur pozitën zyrtare apo autoritetin, në atë mënyrë që me  dashje ka shkelur të drejtën e punëtores Milica Mikroviq, duke mos e respektuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, të 10 dhjetorit 2015, për kthimin në  punë dhe detyrë të punës si menaxhere e Biblotekës së Komunës së Vitisë, edhe pse ka qënë i obliguar ta zbatojë një vendim të tillë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë