GJYKOHET GARDIANI I PEJËS PËR FUTJEN E TELEFONIT NË BURG

Raporton: Ramiz VELIU

Pejë  – Suad Topalli oficier korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, i akuzuar për futjen e një telefoni në dhomën e të paraburgosurve, është deklaruar i pafajshëm, në seancën e së enjtës, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë.

Sipas aktakuzës së përfaqësuar nga prokurori Agim Kurmehaj, i akuzuari Topallin më 28 nëntor 2014 në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veti kishte futur një telefon në dhomën e të paraburgosurëve.

Në këtë seancë, prokurori Kurmehaj, ka kërkuar që të shtyhet seanca edhe për një muaj për të vërtetuar disa dilema profesionale me qëllim që shqyrtimi kryesor të jetë më i efektshëm.

Mbrojtsi i te akuzuarit Suad Topalli, avokati Ndrec Doda, ka kërkuar prej gjykatës ta hudhë poshtë aktakuzën, ngase sipas tij, nuk ka prova të mjaftueshme. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për 18 shkurt 2016 në orën 10.00.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë