Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan, të hënën , është mbajtur seanca gjyqësore ndaj dy zyrtarëve të Doganave , Radica Saviq, Ismet Shabani, të cilët akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare apo autorizimit, si dhe ndaj Baki Alimit i akuzuar për veprën penale tregti e ndaluar.
Gjatë kësaj seance, prokurori Shaban Spahiu në fjalën hyrëse tha se qëndron pranë aktakuzës të ushtruar më 11gusht 2011, pasi ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se të akuzaurit kanë kryer veprën penale që ngarkohen.
Mbrojtësi i të akuzuarës, Radica Saviq, avokati Kadri Syla si dhe mbrojtësi i të akuzuarit Ismet Shabani, avokati Masar Morina e ka kundështuar në tërësi aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjilan. “Aktakuza nuk ka mbështetje në prova dhe fakte, prandaj e kundështojmë në tërësi aktakuzën, pasi që nga e njëjta nuk ekzistojnë elementet e figurës së veprës penale”.
Në këtë sëancë ka dëshmuar Melikije Halimi, njëherësh bashkëshorte e të akuzuarit Baki Alimi. Ajo ka shfrytëzyar mundësinë ligjore sipas Kodit të Procedurës Penale dhe nuk është deklaruar fare.
Në mungesë të dëshmitarëve Imran Destani, Sead Xhelili, Amir Ibrahimi dhe Muhamed Klaiqi edhe pse ishin të ftuar në mënyrë të rregullt, kryetari i trupit gjykues Agim Ademi, ka marrë vendim që seanca të shtyhet për 4 prill 2016 në orën 9:30.
Sipas aktakuzës Radica Saviq akuzohet se më 7, 8 dhe 13 mars 2011, në kohë të pacaktuar në pikën doganore “Dheu i Bardhë” e akuzuara ka keqpërdor pozitën zyrtare, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme ka vërtetuar dokumentacione Unike Doganore DUD-at, ku nuk janë të përputhura të dhënat me të dhënat bruto sasiore në vendimet fito-sanitare, ashtu që në dokumentin Unik Doganor DUD ka qenë e shënuar pesha totale prej 5860 kilogram për pesticide “Foxin”, ndërsa në vendimin fito-sanitar pesha është shtuar 18000 kilogram dhe me këtë i është mundësuar një fitim i kunërligjshëm pasuror në shumën prej 9551euro të akuzuarit Baki Alimi.
I akuzuari Ismet Shabani më 7, 8 dhe 13 mars 2011në kohë të pa caktuar në pikën doganore “Dheu i Bardhë” ka shpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që ka lëshuar vendime fito-sanitare për artikullin pesticide, pa definuar llojin e pesticideve, pasi disa lloje janë të ndaluara në listën e produkteve për mbrojtjen e bimëve, duke i mundësuar të akuzuarit Baki Alili që në emër të këtyre vendimeve ti vë në lajthim organet doganore, duke importuar presticide të llojit Galation dhe Foxin.
Baki Alili akuzohet se gjatë vitit 2011, në ndërrmarjen e tij ka shitur NTP Redimenti pa autorizim ka shitur dhe ka blerë mallë, qarkullimi i të cilave është i ndaluar, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme ka futur në qarkullim pesticide të llojit “Glation dhe Foxin” në peshë prej 23860 kilogram, të cilat produkte janë të ndaluar për Kosovë.