Gjykimi për shkeljen e markës tregtare, pala e paditur nuk paraqitet në seancë

Raporton: Ramiz Durmishi

Prishtinë – Të ënjten, në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca përgatitorë në bazë të padisë së United States Polo Association (UPSA) kundër kompanisë Albba Trans SHPK, për shkeljen e markës tregtare.

Në seancën përgatitore pala e paditur nuk u paraqit edhe pse ishte ftuar përmes afishimit të thirrje në tabelën e shpalljeve së gjykatës, theksoi gjyqtarit Bajram Miftari.

Përfaqësuesja e palës paditëse avokatja Kujtesa Nezaj i propozoi Gjykatës mbajtjen e seancës përgatitore në mungesë të palës së paditur.

Tutje, përfaqësuesja e palës paditëse bëri shtjellimin e padisë duke  deklaruar se Dogana e Kosovës me datë 19 gusht 2021, kishte ndalur një sasi prej 3600 palë çorape të cilat mbanin markat e falsifikuara të paditësit “USU Polo”, duke kërkuar nga gjykata qe të caktoj shqyrtimin kryesor.

Në vazhdim, në përfundim të seancës përgatitore gjyqtari Miftari caktoi seancën e radhës për datën 15 qershor 2022.

Ndryshe, sipas padisë së United States Polo Association (UPSA) kundër kompanisë AlbbaTrans SHPK, për shkeljen e markës tregtare, të datës 03 shtator 2021, Dogana e Kosovës me datë 19 gusht 2021, kishte ndaluar një sasi prej 3600 palë çorap të cilat mbanin markën e paditësit. Produkte këto të importuara në Kosovë nga pala e paditur, ndërsa vendi i eksportimit është Turqia.

Në padi thuhet se mallrat e ndaluara mbajnë markën e prodhuesit pa ndonjë autorizim dhe si të tilla janë të falsifikuara dhe si të tilla duhet të shkatërrohen./BetimipërDrejtës

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë