Gjykimi për kompensim dëmi për aksidentin e 2018-ës, paditësja dorëzon provën që tregon se s’ka kursime pensionale

Raporton: Arbenita RRAHMANI

Lipjan- I autorizuari i paditësve, Valon Sadiku të hënën, ia dorëzoi gjykatës si provë materiale shkresën e trustit të kursimeve pensionale të Kosovës, me anë të së cilës vërtetetohet se paditësja Azize Terpeza nuk ka kursime në fondin e lartëcekur.

Në këtë rast, paditësja Azize Terpeza dhe paditësit Fatlum Terpeza, Krenare Elezi e Fahrije Buja po kërkojnë 10 mijë euro kompensim dëmi nga e paditura Kompania e Sigurimeve “Dukagjini”, për aksidentin e 2018-ës, ku kishte ndërruar jetë F.T, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I autorizuari i paditësve, Sadiku në fillim të seancës ia dorëzoi gjykatës si provë materiale shkresën e trustit të kursimeve pensionale të Kosovës të datës 27 prill 2021, në emër të paditëses Azize Terpeza, me të cilën vërtetohet fakti se e njëjta nuk ka të regjistruara kursime personale në këtë fond dhe një kopje të së njëjtës e dorëzoi edhe për të paditurën.

Tutje Sadiku tha se mbeten në tërësi pranë deklarimeve në padi nga seanca e kaluar.

Ai po ashtu konfirmoi se e kanë pranuar eksperitzën e punuar më 30 qershor 2021 nga ekspertja Samire Braina psikiatre, si dhe eksperizën nga lëmia e akuaristrikës të datës 13 maj 2021, të punuar nga eksperti Aziz Berisha.

Sipas të autorizuarit të paditësve, lidhur me këto dy ekspertiza, nuk kanë nevojë për sqarime shtesë nga ana e ekspertëve.

Në fund, i propozoi gjykatës që kërkesëpadinë e precizuar të paditësve ta aprovojë në tërësi si të bazuar.

Meqenëse, në këtë seancë e pranishmë nuk ishte e paditura KS “Dukagjni”, për të cilën gjykatësi Zenel Tasholli tha se ishte ftuar me anë të ftesës së datës 24 shtator 2021, mirëpo mosardhjen nuk e kishte arsyetuar dhe nuk kishte kërkuar shtyrjen e seancës.

Por, seanca u mbajt pa praninë e të paditurës “Dukagjini”, pasi një kërkesë të tillë e ka bërë paraprakisht i autorizuari i paditësve, Sadiku, dhe u aprovua nga gjykatësi Tasholli.

Mbi bazën e deklarimeve të dhëna në këtë seancë, nga i autorizuari i paditësve, gjykatësi Tasholli, seancën e shtyu dhe të radhës e caktoi më 25 nëntor 2021.

Për seancën e radhës, e paditura do të ftohet me ftesë si dhe do t’i dërzohet një kopje e provës materiale të trustit të kursimeve pensionale të Kosovës.

Sipas padisë së ushtuar më 28 janar 2019, paditësit Azize Tërpeza, Fatlum Terpeza, Krenare Elezi dhe Fahrije Buja po kërkojnë 10 mijë euro kompensim dëmi nga e paditura Kompania e Sigurimeve “Dukagjini”.

Në padi thuhet se në prill të 2018-ës, në rrugën lokale Ribar i Madh- Potoroc, në lagjen “Duriqi” në fsh. Ribar i Madh, ka ndodhur një aksident komunikacioni me pasoja fatale për jetë, e pjesëmarrës në këtë aksident ka qenë automjeti i markës “Opel Cosra” të cilin ishte ka qenë duke e drejtuar Sjedi Bllaca dhe tani i ndjeri F.T, në cilësinë e këmbësorit.

Në padi thuhet se sipas raportit policor, deri tek aksidenti ka ardhur kur automjeti “Opel Corsa” ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i fshatit Ribar i Madh për në drejtim të fsh. Poturoc, me ç’rast kur kishte arritur përballë lagjes së “Driqëve”, i njëjti kalon me automjet në brendi të shiritit të kahjes së kundërt dhe me pjesën e parë të anës së majtë e godet këmbësorin- tani të ndjerin F.T, i cili ishte duke lëvizur në anën e majtë të rrugës, në të njëjtin drejtim dhe nga goditja tani i ndjeri përplaset në rrugë dhe pëson lëndime të rënda, si pasojë e të cilave më vonë ndërron jetë.

Sipas padisë, në këtë aksident paditësja e parë Azize e ka humbur bashkëshortin e saj, paditësit Fatlum Terpeza dhe Krenare Elezi e kanë humbur babanë e tyre, ndërsa paditësja Fahrije Buja e ka humbur vëllanë e saj nga ana e babait, andaj përmes padisë, paditësit kanë bërë kërkesë për kompensim dëmi te e paditura, në procedurë jashtëgjyqësore.

Tutje, në padi thuhet se e paditura e ka pranuar bazën juridike të kërkesës dhe paditësve ua ka ofruar shumën prej 10 mijë euro, mirëpo paditësit nuk e kanë pranuar këtë ofertë, pasi vlerësuan se me këtë shumë nuk arrihet kurfar satisfaksioni.

Gjithnjë sipas padisë, paditësja e parë përveç dëmit në formë të dhimbjeve shprtërore ka pësuar edhe dëm material në formë të shpenzimeve të varrimit dhe dëm në formë të humbjes së mbajtjes apo ushqimit, pasi që e njëjta nuk ka qenë as nuk është në marrëdhënie pune, ndërsa i ndjeri me punën e tij vazhdimit e ka mbajtur financiarisht paditësen e parë.

Në padi thuhet se, e paditura detyrimin për shpërbilin e dëmit e ka mbi bazën e përgjegjësisë për mjetet motorike dhe atë përgjegjësinë në bazë të fajit për arsye se automjeti motorik i markës “Opel Corsa”  me fajin e shoferit të cilit është shkaktuar aksidenti ka qenë i siguruar te e paditura në kohën e aksidentit.

Andaj, mbi bazën e lartcekur paditësit po kërkojnë nga gjykata që ta pranojë padinë, me të gjitha shkresat e lëndës dhe të detyrohet e paditura Kompania e Sigurimeve “Dukagjini” që padisëve Azize, Fatlum, Krenare, dhe Fhrije t’ua kompensojë dëmin jomaterial dhe material të shkaktuar në aksidentin e komunikacionit rrugor me ç’rast kishe vdekur F.T. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë