Gjykimi ndaj policëve të akuzuar për lëndim të rëndë trupor, eksperti thotë se tek i dëmtuari ka natyrë të rëndë të lëndimit dhe të përhershme

Raporton: Albina KRASNIQI

Prishtinë – Eksperti Arsim Gërxhaliu, duke e elaboruar superekspertizën e punuar së bashku me doktoreshën Vlora Podgorica dhe Bergita Curri, ka deklaruar se tek i dëmtuari B.K., ka natyrë të rëndë të lëndimit dhe të përhershme në rastin ku Skënder Nasufi dhe Nexhmedin Grajqevci po akuzohen për lëndim të rëndë trupor.

Të njëjtit gjithashtu akuzoheshin edhe për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës”, mirëpo kjo vepër tashmë ka arritur parashkrimin absolut të ndjekjes penale mirëpo gjykatësja Donika Shala-Abdyli në seancën e mbajtur më 16 shtator të këtij viti ka njoftuar se ende nuk ka njoftim për këtë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Natyra e lëndimit është lëndim i rëndë trupor e shoqëruar me dëmtime të përhershme, pasi është bërë analiza e rezonancës magnetike për të cilën është e specializuar doktoresha Podgorica”, ka deklaruar eksperti Gërxhaliu.

I njëjti shtoi se dëmtimi me shumë gjasë është shkaktuar gjatë rënies në dysheme.

“Në pyetjen e lëndës së dhënë më herët treogn se dëmtimi me besueshmëri shumë të lartë është shkaktuar gjatë rënies në dysheme, qartë vrojtohet vendi apo vija e frakturës dhe në atë moment gjuri ka qenë i kthyer në këndin 90 shkallë me ç’rast patella është ngritur lart dhe tehu i thyerjes bie direkt në pjesën e sipërme të tibis ashti i nëngjurit.”, ka thënë i njëjti.

Tutje, Gërxhaliu tha se specialistja e traumatologjisë Podgorica ka theksuar se i dëmtuari B.K., ka ngecje gjatë ecjes.

“Në rastin konkret shkak të mosprezencës tonë në ndodhinë që na është kërkuar është kriju grupi i ekspertëve në mesin e të cilëve është edhe specialistja e traumatologjisë Vlora Podgorica për të bërë eksaminimin komplet të dokumentacionit të cilat i kemi pas në pozisicion edhe ekzaminimi i të dëmtuaerit për të cilën mjekja në fjalë e ka thelsuar se qalon gjatë ecjes”, ka deklaruar ai.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Fatmire Cacaj, eksperti Gërxhaliu tha se thyrja mund të shkaktohet edhe si pasojë e vetë rënies së trupit edhe si pasojë e goditjeve.

“Për arsye të sensitivitetit të lëndës kemi marrë mendimin e  ekspertëve të ortopedisë mjafton edhe rënia e vetë trupit me shkaktu një thyrje të tillë, prandaj pas konsuktimit me doktoreshën e ekipës vlerësojmë se thyrja mund të jetë edhe si pasojë e vetë rënies së trupit edhe me goditje”, ka dëkuar ai.

Tutje, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të akuzuarit Nexhmedin Grajqevci, avokatit Bekim Kafexholli, i njëjti ka deklaruar se në shkresat e lëndës ka pranuar edhe ekspertizën e tij të punuar në vitin 2013 për të cilën tha se nuk qëndron për arsye se në shkresa të lëndës ka munguar rentgeni dhe CD.

“Po e kam pa në shkresa të lëndës mirëpo nuk qëndron ai mendim sepse në kohën kur e kam përgatit në shkresa të lëndës ka munguar rentgeni dhe CD. Në menidmin e 2013 e kam konstatu si vërejtje se kanë mungu këto dhe në atë mendim kam jap sugjerimin se shkalla e saktë e lëndimit duhet të bëhet pas 12 deri në 24 muaj”, ka thënë eksperti Gërxhaliu.

Seanca e radhës për këtë çështje penalo-juridike pritet të mbahet më 5 tetor.

Sipas aktakuzës së ngritur më 13 mars 2015, të pandehurit Skënder Nasufi dhe Nexhmedin Grajqevci akuzohen se më 21 nëntor 2012, në lagjen “Dardania” në parkingun e restorantit “Villa Natyra” në Prishtinë, në bashkëkryerje, gjatë arrestimit të tani të dëmtuarit B.K, sipas planit operativ të zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës, gjatë ushtrimit të detyrës kanë tejkaluara autorizimet, duke keqtrajtuar të dëmtuarin. Sipas prokurorisë të pandehurit e kanë kryer veprën penale “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës”.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se Nasufi dhe Grajqevci në kohën dhe vendin e lartcekur, gjatë arrestimit të tani dëmtuarit B.K sipas planit operativ të zhvilluar nga IPK-ja dhe Policia e Kosovës, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime të renda trupore dhe atë thyerje të gjurit të këmbës së majtë. Me këtë ngarkohen edhe me veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. /BetimipërDrejtësi 

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë