Gjykimi i “veteranëve mashtrues”
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, për gjykimin e “veteranëve mashtrues”.
“Veteranët mashtrues” njihen në publik sidomos prej ngritjes së aktakuzës së ish-prokurori special, Elez Blakaj, i cili kishte përgatitur aktakuzën ndaj profilit të lartë për mashtrimet me veteranët e rrejshëm.
Lëndët që kanë qenë në kompetencë të Prokurorive Themelore, Elez Blakaj ua kishte dërguar atyre me mijëra dosje për t’i hetuar veteranët mashtrues.
Njëra ndër Prokuroritë, e cila kishte pranuar dosje të tilla ishte Prokuroria Themelore në Pejë, e cila kishte marrë në trajtim 17 mijë dosje të veteranëve të deleguara nga PSRK.
Sa aktakuza ka ngritur deri më tash Prokuroria e Pejës ?
Çfarë dënimesh ka shqiptuar Gjykata e Pejës, për disa nga rastet e trajtuara ?
A po mbrohet interesi publik nga prokurorët dhe gjykatësit ?
Si ka ndodhur që të lejohet dëmtimi i buxhetit të shtetit ?
A janë marr parasysh rekomandimet e Institutit të Kosovës për Drejtësi lidhur me këto raste ?
Gjithashtu, në këtë emision do të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit, në të gjitha gjykatat e Kosovës.