Gjykatësja Mirlinda Bytyqi-Rexhepi caktohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Ferizaj

Raporton: Mirvet THAQI

Prishtinë- Gjykatësja Mirlinda Bytyqi-Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Gjykatës Themelore në Ferizaj, në mbledhjen e 268-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të mbajtur të hënën.

Propozimin për caktimin e gjykatëses Bytyqi-Rexhepi si nënkryetare të kësaj gjykate e ka bërë kryetari i sapozgjedhur i Gjykatës Themelore në Ferizaj, gjykatësi Mustaf Tahiri.

Ky i fundit, u zgjodh kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj në mbledhjen e KGJK-së, të mbajtur më 27 shtator.

Në mbledhjen e 266-të të KGJK-së, Tahiri kishte marrë besimin e anëtarëve të këshillit për të udhëhequr me Gjykatën Themelore në Ferizaj për një mandat pesë vjeçar, madat i cili ka filluar që nga data 1 tetor 2021.

Ndryshe, mandato i nënkryetares është i njëjtë me atë të kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë