Gjykatësit kërkojnë që projektligji për Konfliktin Administrativ të hartohet nga fillimi, thonë se ai aktual është i pazbatueshëm në praktikë

44674146_2087089698270392_6803875100543156224_n
Author

Raporton:  “Betimi për Drejtësi”

Shkurt 27, 2019

Prishtinë – Në një takim publik të zhvilluar nga Ministria e Administratës Publike, gjykatësit e Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore dhe të Apelit, kanë kërkuar që projektligji për Konfliktin Administrativ të hartohet nga fillimi.

Ata kanë lëshuar takimin e së mërkurës, duke kundërshtuar kështu projektligjin aktual, pasi sipas tyre ai është i pazbatueshëm në praktikë.

Në komunikatën e Gjykatës së Apelit thuhet se, kryetari i kësaj gjykate, Hasan Shala dhe gjykatësit e tjerë të Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në takim.

“Sponzorizuesit e këtij projektligji, nuk kanë marrë asnjëherë parasysh vërejtjet dhe rekomandimet e gjyqtarëve, Hasan Shala dhe Delushe Halimi, të  cilët kanë qenë edhe anëtarë te grupit punues, e të cilët janë tërhequr për këto arsye” thuhet në komunikatën e Apelit.

“Projektligji aktual nuk i plotëson as kushtet minimale që duhet të përmbaj një ligj pasi që përmban shumë anomali ligjore, shprehje jo adekuate, është në disharmoni më legjislacionin pozitiv, më praktiken gjyqësore dhe nevojat juridike. Prandaj si  ti tillë është i pa zbatueshëm në praktikë” thuhet tutje në komunikatë.

Lidhur me këtë, në komunikatën e Apelit shkruan se është kërkuar formimi i një grupi të ri punues, i përbërë nga gjyqtarët administrativ, të cilët thuhet se janë edhe të thirrur për zbatimin e këtij ligji.

Bazuar në këto, është kërkuar që ky dokument të  hartohet nga fillimi. Gjykatësit kanë kërkuar që të formohet një grup i ri punues i përberë nga gjykatës të këtij departamenti të cilët janë të thirrur për zbatimin e këtij ligji.

Të njëjtit kanë kërkuar që projektligji në fjalë të hartohet nga fillimi.