Gjykata Themelore në Prizren nuk ka në shqyrtim lëndë të profilit të lartë të korrupsionit

I intervistuari:Ymer HOXHA, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren
Author

Betim MUSLIU

Shkurt 7, 2016

Prizren, Nëntor 2015 – “Betimi për Drejtësi” ka intervistuar Kryetarin e Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, rreth zbatimit të Planit të Veprimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për trajtimin me prioritet të lëndëve të korrupsionit. Gjatë intervistës Kryetari Hoxha ka thënë se në këtë gjykatë nuk ka lëndë të profilit të lartë të korrupsionit, por kryesisht janë lëndë ku të akuzuar janë drejtor komunal, inspektor dhe zyrtarë të tjerë që i takojnë profilit të mesëm të korrupsionit. Ndiqeni intervistën e plotë me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha.