Po gjykojmë korrupsionin e profilit të lartë: Tre kryetar komunash, një ish-zëvendësministër, një gjykatës dhe një prokuror

I intervistuari:Zyhdi HAZIRI, Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan
Author

Betim MUSLIU

Shkurt 7, 2016

Gjilan, Nëntor 2015 – “Betimi për Drejtësi” ka intervistuar Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri, rreth zbatimit të Planit të Veprimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për trajtimin me prioritet të lëndëve të korrupsionit. Gjatë intervistës Kryetari Haziri ka thënë se në këtë gjykatë ka lëndë të profilit të lartë të korrupsionit, të cilat janë duke u gjykuar nga gjykatësit e kësaj gjykate, përfshi tre kryetar të komunave në Rajonin e Gjilanit, një ish-zëvendësministër, një gjykatës dhe një prokuror. Sa i përket lëndëve të korrupsionit, në këtë gjykatë ka edhe një numër të madh të lëndëve që i takojnë profilit të ulët dhe profilit të mesëm të korrupsionit. Ndiqeni intervistën e plotë me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri.