Gjykata Supreme adresa e radhës për t’i kundërshtuar vendimet e PZAP-it

Gjykata-Supreme-konstaton-shkelje-në-favor-të-të-pandehurit-S.M
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Janar 26, 2021

Partitë politike i kanë 24 orë kohë për t’i kundërshtuar vendimet e fundit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili largoi të gjithë nga listat zgjedhore të gjithë kandidatët që ishin të dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit.

Në këshillën juridike të vendimit të PZAP-it, të nënshkruar nga Rrustem Thaqi, thuhet se kundër këtij vendimi lejohet ankesë në Gjykatën Supreme 24 orë pasi palët të kenë pranuar vendimin.

Përpos se nuk lejoi kandidatë e dënuar për vepra penale në garën elektorale, PZAP ua ka pamundësuar partive edhe t’i zëvendësojnë listat me emra të rinj.

Ditë më parë, Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj i kishte thënë “Kohës Ditore” se vendimet e PZAP-së si shkallë e dytë, kanë fuqi juridike të detyrueshme për KQZ-në.

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, krahas konfirmimit se vendimet e PZAP-së mund të ndryshohen përmes ankimimit në Gjykatën Supreme me kusht që kjo gjykatë të ketë vendosur ndryshe nga PZAP-ja.

Drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj i kishte thënë “Kohës Ditore” se thotë se vendimi i Gjykatës Supreme është final dhe i njëjti vendim zbatohet nga KQZ-ja.

“Në bazë të Ligjit dhe afateve ligjore aktuale, Gjykata Supreme varësisht prej ankesave që mund të pranojë në raport me vendimet e PZAP-së lidhur me certifikimin e listave të partive politike dhe kandidatëve deri më 30 janar 2021, duhet të vendosë lidhur me këto ankesa dhe të njëjtat t’ua dërgojë palëve të interesuara, PZAP-së dhe KQZ-së”, thotë Miftaraj. “Vendimi i Gjykatës Supreme është final sa u përket mjeteve të rregullta juridike dhe i njëjti zbatohet nga KQZ-ja pa të drejtë intervenimi, ndryshimi apo plotësimi”.

Ai rikujton se ndaj vendimit të Supremes ka të drejtë ankese në Gjykatën Kushtetuese, por që ankesa nuk ka ndikim në afatet dhe procesin zgjedhor. Kësisoj, kur ta bëjë certifikimin, KQZ-ja nuk është e obliguar ta presë përgjigjen e Kushtetueses.

Si pasojë e vendimit të PZAP-it, NISMA Socialdemokratike nuk do të mund t’i zëvendësojë 12 emrat e larguar nga lista e kandidatëve pasi të njëjtit kishin pasur vendime të plotëfuqishme në tri vitet e fundit për vepra penale. . Kësaj partie ia ka larguar nga lista 12 kandidatë në mesin e të cilëve edhe Sekretarin e Partisë, Endrit Shalën. Përpos Shalës nga lista e NISMA-së janë larguar edhe: Vesel Krasniqit, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj dhe Ardian Nokaj.

Jashtë listës së kandidatëve ka mbetur edhe pesë kandidatë të VV-së përfshirë Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi. Të pesë kandidatët e Vetëvendosjes kishin vendime të plotëfuqishme në tri vitet e fundit për vepra penale.

Vendimi i publikuar i PZAP-it i jep të drejtë vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me të cilin konfirmon se në garë zgjedhore s’mund të kandidojë asnjë askush që në tri vitet e fundit ka një vendim të plotëfuqishëm për vepër penale.

Një Aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, për rastin e ish-deputetit Ethem Arifi, kishte vendosur një standard të ri, duke ndaluar kandidaturat për deputetë për të gjithë ata që kanë vendime të plotëfuqishme në tri vitet e fundit për veprat panele.

Ndërkohë, sot, AAK kishte larguar kandidatët që kishin pasur probleme pak para se të vendoste PZAP lidhur me ankesat e gjitha partive./BetimipërDrejtësi