GJYKATA REFUZON MARRËVESHJEN PËR PRANIMIN E FAJËSISË NGA AHMET LEKIQI
Raporton: Bukurezë SURDULLI
Prishtinë – I akuzuari Ahmet Lekiqi ka pranuar të hënën fajësinë për veprën penale përvetësimi në detyrë, por e njejta i’u refuzua nga trupit gjykues. Sipas këtij aktvendimi të gjykatës, ky pranim fajësie nuk përputhet me provat dhe faktet e paraqitura në aktakuzë, prandaj ky shqyrtim do të vazhdoj me fjalën përfunditmare.
Prokurori i çështjes, Abdurrahim Islami, kërkoj që gjykata të jap një arsyetim më të gjerë rreth këtij vendimi, por trupi gjykues u arsyetua që ky aktvendim është i mbështetur në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës. Sipas tyre, ky pranim i fajësisë nuk mbështet në faktet e çështjes që përman aktakuza e prokurorisë.
Përderisa prokurori Islami, nuk mbeti i kënaqur nga përgjigja e trupit gjykues, mbrojtësja e të akuzuarit Lekiqi, Fehmije Gashi-Bytyqi, e mbështeti një vendim të tillë të gjykatës. Meqë mbrojtësja nuk ishte e pregaditur që të prezantonte në këtë seancë fjalën përfundimtare, shyqrtimi pritet që të vazhdoj më 3 qershor.
Ndaj Ahmet Lekiqit, kjo aktakuzë u ngrit në vitin 2007, duke e ngarkuar të akuzuarin me veprën penale përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës. Lekiqi akuzohet në cilësinë e distributorit të shitjes në “Albatroniks” se ka përvetësuar 16.57790 euro.