Gjykata refuzon kërkesën për masë të përkohshme, vazhdon ndërtimi i Bulevardit në Kamenicë

98190738_1151911225146614_5691345736130625536_n
Author

Raporton: Blerim JAKUPI

Maj 22, 2020

Kamenicë – Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, e ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme për ndërprerjen e punimeve në Bulevardin në Komunën e Kamenicës, të paraqitur nga paditësi, Vesel Bunjaku.

Një gjë të tillë, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar përfaqësuesi ligjor i paditësit, avokati Refik Basha.

Avokati Basha ka thënë se këtë kërkesë, paditësi e ka parashtuar me arsyetimin se atij po i pamundësohet hyrja dhe shfrytëzimi në pronën e tij.

“Gjykata e ka vlerësuar ashtu, ne e respektojmë dhe këtë rast e vazhdojmë në procedurë të rregulltë”, ka thënë Basha.

Ndryshe, ndërtimi i këtij Bulevardi në Komunën e Kamenicës ka filluar me 15 maj të këtij viti dhe vlera e tij është 1 milion euro. /BetimipërDrejtësi