Gjykata në Deçan në kohën e pandemisë po funksion sipas vendimit të Qeverisë dhe KGJK-së

Gjykata ne Deçan
Author

 Raporton: Rita MAZREKAJ

Mars 25, 2020

Deçan – Gjykata Themelore në Pejë, dega në Deçan, i ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19.

Sipas deklarimit të gjyqtarit mbikëqyrës, Sulltan Dobra, për “Betimin për Drejtësi”, objekti i gjykatës në Deçan është dezinfektuar me 13 mars 2020.

“Gjykata është dezinfektuar kur janë dezinfektua edhe organet komunale”, ka thënë ai.

Dobra ka thënë se po respektohen vendimet e Qeverisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe kjo degë po funksion me staf të reduktuar, duke shtuar se edhe shkresat po pranohen nga ana e palëve.

“Shkresa po dorëzohen shumë rrallë, por këtu është zyrtari i gjykatës i caktuar për pranimin e shkresave”, ka thënë ai.

Kurse sa i përket seancave të natyrës urgjente, Dobra tha që nuk është mbajtur asnjë gjykim nga 20 marsi 2020. /BetimipërDrejtësi