Gjuajti me armë gjatë ahengut familjar, arrestohet i dyshuari

Raporton; “Betimi për Drejtësi”

Pejë – Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person pasi ka gjuajtur me armë në një aheng familjar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën në Pejë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Nga i dyshuari janë  konfiskuar dy armë me leje një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, katër(4) fishekë dhe një karikator.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë