Gjobë nga 2000 euro për dy të akuzuarit për përdorim të paautorizuar të armës

Raporton:Belkize LOSHAJ

Pejë – Me nga 2000 euro gjobë janë dënuar dy të  akuzuarit Ilir Hyseni si dhe Shkelzen Imeraj për veprën penale ”përdorimi i paautorizuar i armës”. Ky dënim i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë pas pranimit të fajësisë nga dy të akuzuarit.

Para shpalljes së aktgjykimit, mbrojtësit e të akuzuarve avokati Agim Shala dhe Zeqir Berdinaj, kanë kërkuar nga gjykata që të shqiptoi dënim të butë, duke marrë parasysh si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë dhe pendimin e të akuzuarve.

Prokurorja Sahide Gashi gjatë shqyrtimit ka kërkuar nga gjykata që ndaj të njëjtëve, të shqiptohet dënimi në pajtim më ligjin.

Gjyqtari i vetëm gjykuese Kreshnik Radoniqi ka shpallur aktgjykimin duke dënuar me gjobë me nga 2000 euro të akuzuarin Hyseni dhe Imeraj.

Sipas aktakuzës të akuzuarit më 18 prill 2016, rreth orës 00:20, në  rrugë “Luan Haradinaj” në  Deçan, kanë përdorur armën pa autorizim, duke shtënë disa herë në ajër, derisa ishin duke u vozitur me automjet.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë