(Përditësuar, ora 16:47)- Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit të cilin peshkatarët e kishin vërejtur sot se kishte rënë në lumë në fshatin Deiq të Kinës.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi bëri të ditur se trupi i viktimës është gjetur 500 metra nga vendi ku peshkatarët e kishin parë në lumë.
I njëjshti shtoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për oduksion në IML.
“Nga ana e prokurorit, rasti është cilësuar hetim i vdekjes”, tha Gashi.
Dyshohet se një person ka rënë në lumë në Klinë, policia dhe ekipet tjera në vendin e ngjarjes
Klinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se disa peshkatarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke peshkuar në lumin e fshatit Deiq të Klinës, kanë vërejtur një person në ujë.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 08:15 nga disa peshkatarë që kanë qenë duke peshkuar në fshatin Deiq, Komuna e Klinës, kanë vërejtur një person në ujë. Kanë tentu me nxjerrë trupin, por pa sukses”, tha Gashi.
I njëjti shtoi se në vendin e ngjarjes ka dalë policia, zjarrfikësit si dhe është njoftuar edhe njësiti i FSK-së, dhe janë në kërkim të personit që është vërejtë në ujë. /BetimipërDrejtësi