Gjendet pa shenja jete një fëmijë në kanalin e “Ibër Lepencit”

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Mitrovicë- Një fëmijë (i mitur) është gjetur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur) Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Zahiti.

I njëjti shtoi se bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishe hyrë në kanal për t’u larë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë