Gjendet pa shenja jete një 72-vjeçar në Mitrovicë, policia nis hetimet

Raporton: Nuraje BLLACA

Mitrovicë – Policia e Kosovës (PK) njofton se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në vendbanimin e tij në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga policia, ku thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal Mitrovicë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Mjeku ka konstatuar se viktima M.T., 72 vjeçar, është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion.

Në njoftim thuhet se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë