Podujevë – Policia e Kosovës ka njoftuar se në është gjetur pa shenja jete një person i moshës 65-70 vjeçare, në Podujevë.
Sipas raportit 24- orësh të policisë, i njëjti është gjetur i shtrirë në dysheme, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Vdekjen e tij e kanë konstatuar edhe mjekët dhe trupi i tij është dërguar në obduksion në IML.
“Raportohet se është gjetur një person i moshës 65-70 vjeçare i shtrirë në tokë i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime”, njofton policia. /BetimipërDrejtësi