Gjakovë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një person i moshës 49-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë.
“Sot rreth orës 04:00 është pranuar informacion se në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë një person mashkull lindur në vitin 1973, në një barakë, dyshohej se ishte i vdekur. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, tha Elezaj.
Ai shtoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /BetimipërDrejtësi