Gjendet pa shenja jete një 27-vjeçar në një shtëpi në Gjilan
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Gjilan- Policia e Kosovës (PK) njofton se një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranziti” në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“Ju njoftoj se sot rreth orës 07 e 25 Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Gjilan është njoftuar për një rast ku një person është gjet pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit” në Gjilan. Ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale në bazë të ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se personi i pajetë, pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës i lindur me (1995) me banim në Gjilani”, tha Hashani.
I njëjti shtoi se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dergohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit.
“Hetimet do të zhvillohen nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me prokurorin e shtetit. Rasti do të hetohet si “hetim i vdekjes”, tha Hashani. /BetimipërDrejtësi