Gjendet pa shenja jete një 26-vjeçar në Qendrën e Azilit në Magure

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Lipjan- Një 26-vjeçar (shtetas i huaj) është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dieles në Qendrën e Azilit në fshatin Magure të Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se policia rreth orës 09:15 është njoftuar lidhur me rastin.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 26-vjeç, shtetas i huaj”, ka thënë Borovci.

Ai shtoi se aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë