Gjendet pa shenja jete një 19-vjeçar në Rahovec, dyshohet se kreu vetëvrasje

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Rahovec- Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Pataqan i Poshtëm, Komuna e Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Sot rreth orës 08:40 min. Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm-Komuna Rahovec, viktima mashkull/kosovar lindur në vitin 2003 e kishte varë veten”, tha Elezaj.

Elezaj shtoi se patrulla policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes me vendimin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti do të trajtohet si “Hetim i vdekjes”, tha Elezaj. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë