Gjendet një granatë dore në Mitrovicë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Mitrovicë- Një mjet i pashpërthyer (granatë dore), është gjetur mesnatën e së dielës në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

“Gjatë natës në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pa shpërthyer (granatë dore), njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin”, tha Zahiti. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë