Gjendet ne lokalin e tij në Gllogoc, arrestohet i dyshuari për moszbatim të vendimit të Qeverisë

policia_kosoves_299031
Author

Raporton: Medina KADRIU

Mars 25, 2020

Prishtinë – Të martën në Gllogoc është arrestuar një i dyshuar, pasi është hasur në lokalin e tij duke mos respektuar vendimet e marra nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për parandalim të pandemisë Covid-19.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu, në këtë raport thuhet se në Gllogoc është raportuar se edhe një i dyshuar nuk i ka respektuar rekomandimet e mjekëve, lidhur me vetë izolimin shëndetësor gjatë epidemisë. /BetimipërDrejtësi