Gjen mjet shpërthyes në oborrin e tij, njësitet përkatëse bëjnë tërheqjen e të njëjtit

policia-e1456584732283
Author

Raporton: Mirjeta Plakiqi

Prill 2, 2020

Drenas –  Në fshatin Qikatovë e Vjetër të Komunës së Drenasit, Policia e Kosovës së bashku me njësitë për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera (EOD), Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe KFOR-it, kanë tërhequr një mjet shpërthyes.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur me 31 mars 2020, në orën 17:45, pasi ankuesi kishte raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij, gjatë pastrimit, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitet e EOD-së, FSK-së dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt e kanë tërhequr mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes. /BetimipërDrejtësi