Gjatë 24 orëve PK raporton për 29 raste të ndodhura në tërë Kosovën që lidhen me vepra të ndryshme penale

Policia
Author

Raporton: Florentina OSMANI

Maj 21, 2020

Prishtinë – Policia e Kosovës (PK), në raportin 24 orësh, ka njoftuar për regjistrimin e 29 rasteve për vepra të ndryshme penale, të ndodhura në gjithë territorin e Kosovës.

Nga këto 29 raste, 4 prej tyre lidhen me veprat penale të vjedhjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas raportit, një tentim vjedhje ka ndodhur në Malishevë,  një vjedhje në Rahovec, si dhe një vjedhje e një vjedhë e rëndë në Mitrovicë.

Kurse, 25 rastet e tjera të përfshira në raportin në fjalë, përfshijnë veprat penale “pengim i personit zyrtar”, “posedim i substancave narkotike”, “dhunë në familje”, “lëndim i lehtë trupor”, “lëndim i rëndë trupor”, “mosveprim sipas dispozitave gjatë epidemisë”, “ngacmim”, “armëmbajtje pa leje”, “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”, “kalim i paautorizuar i kufirit” dhe “shkretim i pyllit”. /BetimipërDrejtësi