Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Raporton: Doruntina MEHMETI

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të hënës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas policisë në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare, shtetase e huaj.

Ndërkaq, bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Në Gjilan, policia ka arrestuar të dyshuarin, pasi që në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Po ashtu në Suharekë, është arrestuar i dyshuari, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare.

Bëhet e ditur se viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Në Prizren, raportohet se është arrestuar i dyshuari, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare.

Tutje, në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndryshe, në Gjakovë raportohet se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar.

E dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu, në Mitrovicë është arrestuar një i dyshuar, pasi që ka shkaktuar dhunë ndaj ankueses. Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar 50.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Kurse, ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në rastet e raportuara nga Policia e Kosovës nuk specifikohen marrëdhëniet familjare ndërmjet të dyshuarve dhe viktimave. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë