Gjashtë muaj burgim për marrje ryshfeti për Drejtoreshën e Shkollës në Kamenicë
Raporton:Syzana REXHEPI
Gjilan – Arbenita Kryeziu, Drejtoreshë e Shkollës Fillore “Kadri Zeka” në fshatin Desivojcë, Komuna e Kamenicës është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg efektiv, për marrje të ryshfetit ndaj Fatlume Morinës.
Aktgjykimi është shpallur të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjilan nga Kryetari i trupit gjykues, Aziz Shaqiri.
Arbenita Kryeziu akuzohet se prej nëntorit 2010 deri në prill të viti 2011, në intervale të ndryshme kohore, në fshatin Desivojcë, Komuna e Kamenicës, në kuadër të autorizimeve të saj si Drejtoreshë e Shkollës Fillore “Kadri Zeka” kishte kërkuar përfitim pasuror për vete për një veprim zyrtar të cilin ishte dashur t’i kryente. Ajo ia kishte shtuar numrin e orëve Fatlume Morinës dhe si kundër shpërblim kishte kërkuar nga e njëjta 20 euro në muaj, kurse vetes në total i kishte sjellë përfitime pasurore në vlerë 120 euro.