GJASHTË MUAJ BURG PËR RYSHFET PËR ISH-MENAXHERIN E KEK-UT

Raporton: Bukurezë SURDULLI

Prishtinë – Azem Bajrami, ish-Menaxher përgjegjës për menaxhimin e aseteve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u dënua me gjashtë muaj burgim dhe dy mijë euro gjobë për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Bajramit do t’i llogaritet edhe koha sa ka kauar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ngarkonte Azem Bajramin edhe për veprën penale ushtrim i ndikimit, për të cilën vepër prokruori kishte hequr dorë. Prandaj, për këtë vepër gjykata morri aktgjykim refuzues. Të njëjtin aktgjykim gjykata e morri edhe ndaj të akuzuarit të dytë në këtë rast, Pren Krasniqit, për shkak se prokurori ka hequr dorë nga ndjekja penale e tij. Krasniqi akuzohej për veprën penale dhënie ryshfeti.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Azem Bajrami në cilësinë Menaxherit Përgjegjës për Menaxhimin e Aseteve në KEK në periudhën kohore prej dhjetorit 2012 e deri më 11 prill 2013 në mënyrë të vazhdueshme ka marrë ryshfet në shumën prej prej 4,500.00 euro nga i Leonard Hoxhaj. Hoxha ishte pronar i NTSH “EGC”, e cila kompani është marrë me shpërndarjën e rrjetit te internetit dhe rrjetit kabllovik. Ish-Menaxheri Bajrami, i kishte premtuar Hoxhajt se do t’i ndihmojë për dhënien e licencës për shtrytëzimin e aseteve të KEK-ut deri në momentin kur është arrestuar nga pjestarët e Policisë së Kosovës, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar paratë e marrura. Ndërkaq aktakuza e ngarkonte Bajramin edhe për ushtrim ndikimi me pretendimin që në muajin janar të vitit 2012 kishte ushtruar ndikim ndaj drejtorit menaxhues të kompanisë “Kujtesa Net”. Ndikimi ishte ushtruar në atë mënyrë pasi që ka kuptuar se në departamentin e financave është një vend i lirë për asistente, ai shume shpesh ka shkuar në zyrën e menaxherit Peja duke i bërë presion për ndërimin e shtyllave, duke shkëputur kabllot e rrjetit derisa është punësuar vajza e tij. Për këtë vepër penale, i njejti e kishte pranuar fajësinë më parë.

Kjo aktakuzë përfshinte edhe Pren Krasniqin, duke e akuzuar për dhënie ryshfeti ku sipas pretendimit të prokurorisë në vazhdimsi i ka dhënë ryshfet të pandehurit Azem Bajrami. Kjo pasi që ky i fundit nëpërmjet Leonard Hoxhajt ka kërkuar shumën e parave me qëllim që t’i lejoj të pandehurit Pren Krasniqi shfrytëzimin e aseteve të Kekut, duke shpërndarë rrjetin e internetin në shtyllat e Kek-ut.

E për këto akuza Prokuroria Themelore në Prishtinë, hoqi dorë nga dy vepra penale, ndërkaq, për veprën penale marrje ryshfeti gjykata shpalli të martën aktgjykimin.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë