Gati dy javë nga shfaqja e koronavirusit në Kosovë, dezinfektohet objekti i Gjykatës Themelore në Gjakovë

Komuna Gjakovë etj- 25.02.2018
Author

Raporton: Senad LOKAJ

Mars 26, 2020

Gjakovë –  Gjykata Themelore në Gjakovë ka bërë dezinfektimin e objektit të saj, si masë mbrojtëse nga pandemia Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i gjykatës në fjalë, Lekë Muqaj.

“Ju njoftoj se është bërë dezinfektimi i objektit të Gjykatës Themelore në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen dhënë për “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, pas konfirmimit të rasteve të para pozitive me koronavirus në Kosovës, KGJK  kishte marrë vendim për reduktimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të KGJK-së dhe atyre të Gjykatave të Kosovës.

Përmes një njoftimi, KGJK kishte bërë të ditur se kryetarët e gjykatave duhet të caktojnë  gjyqtarët dhe stafin administrativ të mjaftueshëm për të kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente.

“Ato të caktimit të masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve-paraburgimit apo masave tjera, rastet e dhunës në familje, masave tjera si dhe rasteve tjera urgjente që eventualisht mund të paraqiten”, thuhej në njoftim. /BetimipërDrejtësi