Gardiani denoncon se një i burgosur porositi vrasjen e oficerit, policia nis hetimet

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Policia ka njoftuar se një gardian në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës ka denoncuar një të burgosur për të cilin ka thënë se ka porositur vrasjen e një oficeri.

Sipas njoftimit, porosia për vrasjen e oficerit është bërë përmes telefonit.

“Ankuesi mashkull kosovar, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull kosovar përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull kosovar që ta vras oficerin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë