Prishtinë, 12 Shkurt 2016 – Është dënuar me kusht prej gjashtë muajve brenda një viti, i akuzuari Gafur Buja për ryshfet të 60 eurove. Ky aktgjykim është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri. Gafurri, i cili u gjet fajtor për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, të premten, nuk ishte fare prezent në seancë. Sipas aktgjykimit, dënim me kusht prej gjashtë muajsh, i cili dënim nuk do të ekzektuohet nëse brenda periudhës verifikuese prej 1 viti i njëjti nuk kryen ndonjë vepër tjeter penale. Sipas aktakuzës së prokurores, Dulina Hamiti, i akuzuari Gafurr Buja, derisa kishte shërbyer si mbikëqyrës i punëtorëve të sigurimit “Security Code” në Fshatin Radevë të Komunës së Graqanicës tek pishina e peshqëve kishte keqpërdorur detyrën e tij zyrtare për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Prokuroria pretendon se Buja kishte urdhëruar puntorët e sigurimit Nexhmedin dhe Rexhep Buja që të gjithë personave që kishin shkuar për të peshkuar në pishinë, t’ua kërkonin nga 5 euro. Në këtë mënyrë ata kishin përfituar shumën e cila arrinte deri në 60 euro, të cilën ia kishin dhënë Gafurr Bujës.

Betimi për Drejtësi