Ftesa shkon në adresë të gabuar, shtyhet seanca për korrupsion

Raporton: Erestina BUJA

Prishtinë – Ftesa e Gjykatës Themelore në Prishtinë në vend se të dorëzohet tek Agjensioni Kosovar i Privatizimit si palë e dëmtuar është dorëzuar gabimisht Agjensioni Kosovar i  Pronës. Ky gabim në dorëzimin e ftesave u konfirmuar në seancën e së mërkurës, nga trupi gjykues i kryesuar nga Nora Bllaca, pasi kishte pranuar njoftimin e përfaqësueses së Agjensionit Kosovar të Pronës, Mirvete Sopjani se kishin pranuar ftesën gabimisht.

Kjo ishte arsyeja që gjykatësja Nora Bllaca ka shtyrë seancën ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës Abdurrahim Avdyli, Amir Demolli, Arsim Leci, Ejup Gashi, Istref Dragusha, Nehbi Murtezi, Petrit Gjoka, Nexhat Gjoka, Mexhit Morina dhe Skender Gajtani.

Në këtë seancë ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit, përfshi edhe dëshmitari Rrahim Jukolli. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 24 tetor 2016, në ora 13:15.

Sipas aktakuzës,të akuzuarit, derisa ishin duke e kryer punën e vozitësit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në mënyrë të kundërligjshme kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që duke siguruar dhe më pastaj kanë prezentuar fatura fiktive se gjoja janë furnizuar me derivate të naftës nga kompania e derivative”HIP Petrol’’ dhe nënkontraktori i saj ‘’Fer Petrol”.

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë