FILLON GJYKIMI, NASER OSMANI DHE TË TJERËT NË RASTIN E AKP-SË DEKLAROHEN TË PAFAJSHËM

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj zyrtarëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Të akuzuarit, u deklaruan të pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur nga ana e Prokurorisë Speciale, të akuzuarit Naser Osmani, në cilësinë e nënkryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit, Bahri Shabani në cilësinë e Drejtorit të Bordit të AKP-së, Shkelzen Lluka në cilësinë e personit menaxhues të AKP-së, Naim Avdiu në cilësinë e zv/drejtorit menaxhues të AKP-së dhe Melita Ymeraga, Ardian Kelmendi, Agron Kamberaj në cilësinë e kryesuesve të Njësisë së Monitorimit në AKP në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë në cilësinë e antarëve ndërkombëtar të AKP-së: Lisa Brodey, Mohammed Omran dhe Hubert Ëarsmann, i kanë kaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë për vete ose për pesonin tjetër, gjegjësisht në këtë rast blerësin e Ndërmarrjes së Re “FAN – Podujevë” të akuzuarin Agim Deshishkun, në vlerë prej 5,400,000,00 euro si dhe kanë shkelur të drejtat e  punëtorëve të kësaj ndërmarrje, me çka njëkohësisht i kanë shkaktuar dëm Ndërrmarrjës Shoqërore “FAN” e përfaqësuar nga AKP-ja si dhe buxhetit të shtetit, lidhur me çështjen e Ndërmarrjës së Re “FAN-Podujevë” e cila është privatizuar në valën e 7-të të shitjes nga AKM-ja, e blerë me çmim prej 2,310,000 euro nga blerësi, që më pas i akuzuari Agim Deshishku sipas kontratës së nënshkruar me zotimet e fituara të bëjë investime në vlerë prej 2,800,000 euro dhe të punësoj 236 punëtorë gjatë periudhës dy vjeçare.

Prokurori special Admir Shala ka lexuar aktakuzën, përderisa Naser Osmani dhe Bahri Shabani, pjesë e bordit të drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit, nuk u deklaruan lidhur me fajësinë, me arsyetimin se prezent duhet të jenë të gjithë antarët e bordit.

Ndërkaq, të akuzuarit Shkelzen Lluka, Naim Avdiu, Merita Ymeraga, Ardian Kelmendi, Agron Kamberaj dhe Agim Deshishku u deklaruan të pafajshëm lidhur me veprat penale për të cilat ngarkohen.

Gjyqtari i vetëm i trupit gjykues Shashivar Hoti, njoftoi të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre se para shqyrtimit të dytë ata do të mund të paraqesin kundërshtimet e tyre për provat e cekura në aktakuzë si dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë