Fejzullah Hasani: Arrestimi i një qytetari pa i dërguar paraprakisht ftesë paraqet abuzim me detyrën zyrtare (Video)

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nëntor 9, 2019

Prishtinë – Në emisionin “Betimi për Drejtësi” është realizuar hulumtimi “Rihapja e kundërligjshme e procedurës në Gjykatën e Pejës”.

Gjatë këtij emisioni është prezantuar rasti i Nexhmedin Krasniqit, qytetar nga Peja, i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, ndonëse paraprakisht asnjëherë nuk ishte ftuar nga Gjykata.

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, një situatë e tillë paraqet abuzim me detyrën zyrtare

Ndiqeni deklaratën e Hasanit dhënë për emisionin “Betimi për Drejtësi”.