FADIL KRASNIQI ISH-OFICIER POLICOR SHPALLET I PAFAJSHËM PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren – Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten, është shpallur i pafajshëm, i akuzuari Fadil Krasniqi, ish oficer policor, i cili akuzohej nga prokuroria se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke shkuar në pikën kufitare me rastin e kthimit të mikut të tij nga jashtë me ç’rast, sipas organit të akuzës ai e ka ndihmuar ta kalojë kufirin sepse për të njëjtin kishte një urdhërarrest, nën dyshimin për tentim vrasje.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, ka njoftuar se pas administrimit të të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, trupi gjykues ka vendosur që të akuzuarin, ta lirojë nga akuza.

Prokuroria Themelore në Prizren, kishte ngritur aktakuzë ndaj Fadil Krasniqit me arsye se i njëjti duke shfrytëzuar pozitën  e tij zyrtare, si oficer policor ka shkuar në kufi me rastin e arritjes nga jashtë, i mikut të shtëpisë  së tij, të cilin, sipas akuzës,  e ndihmon ta kalojë kufirin meqë ndaj tij kishte një fletë arrest në lidhje me një tentim vrasje për të cilën dyshohej, akuza këto për të cilat u shpall i pafajshëm nga trupi gjykues.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë