Enver Hasani tregon se në cilin vend ka qenë i gabuar aktgjykimi i Gjykatës Supreme

Enver Hasani 1
Author

Raporton: Medina KADRIU

Janar 13, 2021

Prishtinë – Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme, të cilën Gjykata Kushtetuese e ka përmendur në aktgjykimin e saj, ka thënë se mendon se aktgjykimi i Supremes vetëm në një vend ka qenë i gabuar.

Një gjë të tillë, Hasani e ka thënë gjatë një tryeze virtuale të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), lidhur me pyetjen se kush ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në arsyetim thotë, kur ka zbatu drejtpërdrejt, ata nuk kanë pas nevojë me thon, me konstatu, që është jokushtetues ligji që jau ndalon vetëm me zbatu drejtpërdrejt nenin 45, i cili kërkon një vendim gjyqësor dhe është një standard bukur shumë i shprehur në Belgjikë, Hungari, plot vende tjera e ki të rajonit që është sepse garancion kushtetues kjo. Këtë nen e ka hudh poshtë gjykata me një fjalë, është normë e përgjithshme. Më falni, po më vjen keq, po ju them normat e kushtetutës janë normat ma të përgjithshme, normat e normave”, ka thënë ai.

Tutje, ka thënë se e vetmja normë që nuk është e përgjithshme në çdo kushtetutë është hyrja në fuqi dhe se gjithë normat tjera nga preambula që është paranormë e deri te hyrja në fuqi janë norma të përgjithshme.

“Nuk është puna veç 45 edhe garancioni kushtetues përkatësisht ka shkaktuar diskriminim sepse  ata që dënohen në ndërkohë me 8 muaj, 9 muaj, ma pak se 1 vjet do të thotë përveç nëse nuk shkojnë në burg efektivisht. Atëherë 6 muajshi ja humb. Kjo është tërësisht e papranueshme”, ka thënë ai. /BetimipërDrejtësi