Enver Hasani: Skandaloz vendimi për heqjen nga lista të kërkesës për shkelje kushtetuese nga ish-presidenti Hashim Thaçi

Enver Hasani 1
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Janar 13, 2021

Prishtinë – Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hequr nga lista kërkesën për interpretim nëse ka pasur shkelje kushtetuese nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ishte skandaloz.

Këto komente Hasani i ka bërë gjatë tryezës virtuale “Kush ka drejtë të kandidojë në zgjedhje?”, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Sipas Hasanit, në rastet kur ka interes publik, gjykata duhet të vazhdojë trajtimin e rastit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në rastin e kërkesës për interpretim nëse ka pasur shkelje nga ana ish-presidentit Thaçi, Gjykata Kushtetuese e ka hequr nga lista kërkesën, me arsyetimin se ai ka shku në Hagë. Kjo është skandaloze. Kjo çështje ka interes publik dhe nëse presidenti ka dhënë dorëheqje, presidenca ekziston. Ky rast ka pasur interes publik, dhe është dashur të vazhdohet. Në rastet kur ka interes publik, edhe sikur pala të tërhiqet nga kërkesa, Gjykata duhet të vazhdojë trajtimin e rastit”, ka përfunduar Hasani. /BetimipërDrejtësi