Enver Hasani: Po të isha kandidat për deputet, do ta sfidoja vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Enver Hasani
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Janar 13, 2021

Prishtinë – Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës duhet të ndiqen rrugët ligjore, në mënyrë që të sqarohen situatat.

Këto komente Hasani i ka bërë gjatë tryezës virtuale “Kush ka drejtë të kandidojë në zgjedhje?”, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Hasani ka thënë se po të ishte vet kandidat për deputet, do ta sfidonte këtë vendim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në këtë rast duhet të ndjeken të gjitha rrugët ligjore. Unë vetë po të isha kandidat do ta bëja këtë. Kandidatët duhet të ankohen fillimisht në PZAP dhe më pastaj në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës. Pas kësaj, të njëjtit duhet të dërgojnë rastin edhe në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të sqaruar këto situata. Në fakt, rrugë tjetër nuk ka.”, ka përfunduar Hasani. /BetimipërDrejtësi