“Vrasja” e grave nga shteti

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shtator 11, 2021

Dhuna në familje është një dukuri shqetësuese në Kosovë, ashtu sikurse edhe në vendet e tjera. Jo në pak raste, është raportuar për dështimin e shtetit për të mbrojtur gratë nga dhuna në familje, të cilat paraprakisht kishin lajmëruar dhunën në institucionet e rendit. Fatkeqësisht, disa prej këtyre rasteve kanë përfunduar me fatalitet.

Rast i kësaj natyre është edhe rasti i Sebahate Morinës, e cila është vrarë nga ish-burri i saj, i cili po ashtu kishte vrarë edhe vetën.  Përkundër që tani e ndjera Sebahate Morina për dhunën e ushtruar nga ish-burri i saj kishte njoftuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kjo e fundit kishte vendosur të vazhdojë gjumin dhe mos të reagoj sipas autorizimeve ligjore. Fatkeqësisht, ky gjum kishte ndikuar që të vritet Sebahate Morina, rasti i së cilës do të trajtohet në këtë emision.

Krahas këtij rasti, në këtë emision do të trajtojmë edhe raste të tjera të ngjashme si dhe do të pasqyrojmë mënyrën e trajtimit të dhunës në familje nga institucionet kompetente.

Për më shumë rreth kësaj teme, ndiqni emisionin: “Vrasja” e grave nga shteti. /BetimipërDrejtësi